I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka arritur në Kosovë.

I dërguari i Trumpit do të takojë kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin, i cili sipas rezultateve zyrtare nga KQZ është fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai pritet që gjatë ditës të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi. Presidenca ka paralajmëruar se takimi pritet të mbahet në orën 13:00.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Vetëvendosje. Grenell gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Berlin së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]