Dua Lipa javë më parë udhëtoi nga Amerika për në Britani, për t’i përfunduar gjirimet e videoklipit të ri.

Këngëtarja shqiptare pas ndryshimit të masave antiCOVID po qëndron në Londër pranë familjes, por ka shumë mall për të dashurin e saj, Anwar Hadid.

E ky i fundit vendosi që ta befasojë artisten, duke i dërguar asaj një buqetë me lule, ndërsa Dua e tregoi atë me fotografinë që e ndau me fansat.

Ju pëlqen!

“Ndihem vajza më me fat në botë”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Ndryshe, Dua Lipa gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e shumëpritur me Miley Cyrus. “Prisoner” deri tani ka marrë mbi shtatë milionë klikime në YouTube.

Përveç kësaj, Miley do të jetë pjesë e koncertit virtual të Dua Lipës, që do ta mbajë më 27 nëntor.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.