Një nga faktet më interesante të para luftës së dytë botërore, por që pak veta njohin, është përpjekja e pacifistit të shquar botërisht, Mahatma Gandhi, për të shmangur luftën dukë ju drejtuar një letër liderit nazist, Adolf Hitler, në 23.07.1939. Pavarësisht përpjekjes së tij, Hitler-i fatkeqësisht nuk morri aspak në konsideratë thirrjen e Gandhi-t dhe të gjithë dimë se çfarë ndodhi më pas.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“I dashur shok.

Miqtë e mi më kanë nxitur të të shkruaj për hir të njerëzimit. Por, kam rezistuar kërkesës së tyre për shkak të ndjesisë që çdo letër nga ynë do të kishte mos-përkatësi. Diçka më thotë që nuk duhet të kalkuloj dhe që duhet të bej thirrjen time, sado ajo të vlej.

Është mjaft e qartë që sot, ti je personi i vetëm në botë, i cili mund të parandaloi një luftë e cila mund të reduktoj njerëzimin në një gjëndje të egër. A duhet të paguash ti çmimin të një objekti sado që ai ty të duket se vlen? A do dëgjosh thirrjen e dikujt i cili me paramendim, ka shmangur metodën e luftës, me jo pa sukses të konsiderueshëm? Në çdo rast, pres faljen tënde, në qoftë se kam gabuar duke të shkruajtur.

Mbetem shoku yt i sinqertë,

Mahatma Gandhi”. /MekuliPress.com/ Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress