MekuliPress

“Unë nuk mund të marr frymë,” klithte George Floyd i gjorë përderisa një polic i bardhë i shtynte gjurin në qafë. Si pasojë e dhunës Flyd vdiq. Vrasja në qytetin amerikan të Minneapolis u kap nga shumë video dhe ky akt i tmershëm ka çuar popullin amerikan në demonstrata dhe trazira të dhunshme, që tani po përhapen në disa qytete amerikane.

Protestuesit në masë e me një gojë po bërtasin “Nuk mund të marrim frymë”, si një jehonë e Floyd-it. Fjalët ngjallin kujtime të trishta. “Unë nuk mund të marr frymë,” kishte thënë Afrikano amerikani, Eric Garner, njëmbëdhjetë herë para se ai të mbytej për vdekje nga një polic i bardhë në vitin 2014. Ky incident gjithashtu u kap në video dhe kjo çoi në protesta masive kundër dhunës së policisë.

Ju pëlqen!

Fjalët “nuk mund të marrim frymë” funksionojnë, gjithashtu, si një thirrje urgjente kolektive nga populli amerikan, i goditur rëndë nga koronavirusi. Më shumë se 100,000 amerikanë deri më tani kanë humbur jetën në pandemi, e cila po prekë të varfërit dhe njerëzit pa qasje në kujdesin shëndetësor. Menaxhimi i koronës nga ana e Presidentit Donald Trump është karakterizuar nga skena të çuditshme, ku ai po ndërton teoritë e tija qesharake me akuzat kundër Kinës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).

Shkrimi i Trump në Twitter për vrasjen e Floyd është më së i çmendur, nëse më lejohet të shprehem kështu. Pasi njerëzit mbushën rrugët e Minneapolis pas vrasjes së afroamerikanit, presidenti “cicëroi” se, kryetari i krahut të majtë ishte shumë i dobët dhe se ai do të vendosë ushtrinë kundër protestuesve.
Pastaj Trump shtoi fjalët në twitter: “When the looting starts, the shooting starts” (kur plaçkitjet fillojnë, të shtënat fillojnë). Twitter e vlerësoi mesazhin si “thirrje për dhunë”. Duhet nënvizuar se citati i Trump gjithashtu ka një parahistori. Sipas gazetës “Washington Post”, fjalët janë huazuar nga ish-shefi i policisë në Miami, i cili në vitet 1960 ishte i njohur për metoda e tijë të dhunshme, veçanërisht kundër zezakëve.

Premtimet e shefit të policisë (1960) për të qëlluar njerëz që morën pjesë në trazira, nuk i qetësuan protestuesit, përkundrazi ato vepruan si benzinë ​​në zjarr. Ekziston çdo arsye për të besuar se rezultati do të jetë i njëjtë edhe tani. Kërcënimet e Trump për të qëlluar mbi popullin që reagojnë me pikëllim dhe zemërim për vrasjet brutale të policisë tregojnë një mungesë të dukshme logjike të pikëpamjes së tij mbi botën.

Presidenti Trump dëshiron të duket i fortë dhe i veprueshëm, por ky po i vë në zjarr Shtetet e Bashkuara.

Edhe në Kosovë e në Shqipëri populli “nuk mund të marr frymë”. Andaj ka shumë arsye për protesta e për mosdëgjueshmëri qytetare, paqësore, të fuqishme dhe të qëndrueshme.

“Shqiptarët nuk mund të marrin frymë”! Edhe sa kohë?

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!