Samuel Eto ka arritur suksese të mëdha në karrierën e tij, teksa ka luajtur me disa nga ekipet më të mëdha ën botë siç është Barcelona, Interi, Reali apo edhe Çelsi.

Sezonin e fundit 38-vjeçari luajti në Katar, ku ai arriti të zhvillojë 10 gola në 23 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Tashmë kamerunasi është rikthyer përsëri në Europë, teksa i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e tij të re. Eto ka firmosur me skuadrën spanjolle të Pena Deportivo, e cila militon në ligën e dytë spanjolle.

Një zgjedhje kjo disi surprizuese nga futbollisti që jemi mësuar ta shikojmë të luajë në ekipe të mëdha, por duke parë se është edhe në fund të karrierës së tij, ka vendosur që të luajë me një skuadër të vogël.