Pas “avullimit” të rreth 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se zyrtari i arrestuar kishte punuar në Thesar për 11 vjet.

Në konferencën e mbajtur për media, Bajrami tha se i arrestuari është zyrtar i Thesarit të Shtetit, ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese.

“Janë zyrtarë të Thesarit të Shtetit, punon në Thesar qe 11 vjet, ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese. Gjithë ata që punojnë aty e kanë qasjen pasi duhet të kryejnë transaksione në baza ditore”, tha Bajrami.

Ju pëlqen!

Ministrja e Financave ka treguar se jashtëligjshëm janë bërë 4 transaksione nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe se mbi 2 milionë euro janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik.

Lexo po ashtu:  Bëri seks me qenin dhe e filmoi aktin, gruaja e martuar mund të dënohet deri në 5 vjet burg
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!