Larot e Pendës

Nga Faik Konica, Botuar më 1923

“Në kohërat e shkuara ka patur në Francë një soj njerëzish që quheshin ‘valets de plume’, domethënë ‘hyzmeqarë të pendës’. Në Shqipëri, ku rastet e historisë dhe aspak dëshira e popullit, e çliruan vendin, leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i ‘hyzmeqarëve të pendës’.

Ju pëlqen!

Gjithë ata njerëz të cilët, po të kishte mbetur Shqipëria siç ka qenë, do të ishin bërë ‘laro’, domethënë njerëz të paguar për të ndihur në vrasje e në grabitje, mbeten sot pa punë; dhe që të mos rrinë pa bukë, ndërruan formën e veprimit të tyre, dhe nga ‘laro të pisqollës’ u bënë tani ‘laro të pendës’. Domethënë i japin me qira pendën e tyre të mykur çdo njeriu i cili u hedh një urdhër.”

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.