1. Nga feja:
Zoti ta jep, Zoti ta merr! Veç ai që ta ka dhanë jetën, ka të drejt me ta marrë!
Ky është transhendenali i PLANSAve:
– “SHBA na dha pavarësinë, SHBA ka të drejtë me na marrë pavarësinë”!
– Në variantin tjetër:
“Komandat na dhanë pavarësinë, komandantat kanë të drejtë me na marrë pavarësinë”!

2. Nga tradita jonë:
Baba ka të drejtë me e vra pjellën e vet kur kjo nuk i bindet babës për gjithçka, por vepron sikur baba i paska dhënë jetë një qenije të pavarur!
Ky është transhendentali tjetër i PLANSAve:
– “Shteti i Kosovës është pjellë e SHBAve, prandaj SHBAtë kanë të drejtë me e vra pjellën e vet, nëse kjo mendon se SHBA i kanë dhënë jetë një shteti të pavarur”!

Ju pëlqen!

Të dy transhendentalët janë absurd:
I pari, në aspektin fetar, e pakëta është blasfemi e barazimit të tokësorit me vetë Zotin, ose anasjelltas, e Zotit me tokësorin.
Në aspektin racional është hypostazim i paqëndrueshëm i mveshjes së SHBAve me fuqi që nuk i ka, dhe bashkë me të i legjitimimit të akuzave të shumta për gjendjen e botës.
I dyti, është mizori, së paku për botën e qytetëruar që nuk pranon më se prindi, meqë e ka bërë fëmijën, ka edhe të drejtën ta zhbëj!
Merre me mend shqiptarin tradicional para gjykatës moderne: “Fëmijët s’kanë të drejta! Unë i kam bërë, unë i zhbëj”!
Të dy transhendentalët (badujanë), domethënë bartësit e tyre, PLANSat, garantojnë zhbërjen e shtetit të Kosovës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!