Nga:Hysni Gashi

Ne qeverisjen e PAN-it kritikonin kryeministrin z.Haradinajn pse ndante pushtet partive me shumë sesa i kishte dhenë sovrani,me shumë ministra sesa deputet.

Ndërsa sot kritikojnë kryetarin e LW z.Kurtin pse nuk formon qeverinë dhe ndan pushtet LDK-së me shumë sesa i ka dhenë sovrani.

Ju pëlqen!

Pra nuk kritikojnë z.Mustafa që bllokon formimin e institucioneve duke kërkuar pushtet me shumë sesa i ka dhenë sovrani,por kritikojnë z.Kurti pse nuk ndan pushtet përtej besimit të sovranit.

Pra kryeministrin ne dorëheqje e kritikonin pse ndan pushtet partive përtej besimit të sovranit.
Ndërsa kryeministrit që ka vendos sovrani kritikohet pse nuk ndan pushtet partisë përtej besimit të sovranit.

Me ç’rast edhe unë e kam kritikuar qeverinë e PANI-t dhe kryeministrin e saj z.Hradinajn edhe se isha votues i saj,sepse përkundër premtimeve për një qeveri me numër me të vogël ne raport me numrin e qytetarëve ja kishte kaluar edhe asaj të Kinës.

Por sot asesi dhe ne asnjë mënyrë nuk kritikoj parti ne ketë rast as LW që zvogëlon numrin e qeverise dhe të jam pro rritjes se saj siç kërkon kryeri i LDK-së z.Mustafa me shumë ministra e pushtet sesa i ka dhenë sovrani.

”Prandaj hyp se të vrava zbrit se të mbyta”!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.