Hungaria ka nisur programin e vaksinimit duke përdorur injeksionin e firmës kineze Sinopharm, ç’ka e bën vendin e parë të BE që përdor vaksinën kineze. Shumica e 550,000 dozave, të marra në pakon e parë, janë dërguar tek 5,000 mjekë të familjeve në nisje të javës, mjaftueshëm për të vaksinuar 50-55 njerëz nga secili doktorr. Falë avantazheve të vaksinës kineze në transport, ruajtje dhe akses, vaksinimi mund të ndërmerret në klinika apo shtëpitë e njerëzve, në vend të spitaleve apo qendrave të vaksinimit. Vaksina kineze ka shpejtuar progresin e ngadaltë të vaksinimit në Hungari, që ishte ndikua nga kërkesat e larta të transportit dhe ruajtjtes së vaksinave të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna.

“Mendoj se vaksina kineze është shumë efektive në parandalimin e infeskionit. Vaksina ka kaluar testin dhe mund të aplikohet tek pacientë nga mosha 18 vjeç e sipër me sëmundje kronike. Vaksina kineze gëzoj një tjetër avantazh, që është gati në shiringë, duke e bërë të thjeshtë për mjekët e familjeve që të bëjnë injeksionin.”

Shumica e njerëzve që u vaksinuan ditën e parë ishin të moshuar dhe njerëz me sëmundje kronike, që i përkasin grupeve të rrezikut të lartë. Disa hungarezë kanë thënë se duan të marrin vaksinën kineze sa më shpejtë të jetë e mundur. “Ka 2 vaksina të disponueshme për njerëzit nën 60 vjeç me sëmundje kronike. Unë kam zgjedhur vaksinën kineze si më efektive”- tha një banor lokal. Dërgesa e parë e vaksiëns së Covid-19 të Sinpoharm ka mbërritur në Budapest më 16 Shkurt. Shefja mjekëesore e Hungarisë, Cecilia Muller, tha se vaksina kineze mund të ruhet në temperaturë ambienti prej 2-8 gradë Celcius, dhe është e përshtatshme për t’u përdorur nga mjekët e familjes. Hungaria ka miratuar dhe blerë 5 vaksina kineze, përfshirë vaksinën e Sinpoharm. Deri ditën e mërkurë, 471,000 njerëz në Hungari kishin marrë vaksinën, ndër ta, 208,846 kanë përfunduar të dy dozat.

Ju pëlqen!

Klevis Llaha

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.