Shumë probleme shëndetësore përkeqësohen nga pesha e tepërt, dhe presioni i peshës ekstra në nyje mund të çojë në dëmtime sidomos të gjunjëve dhe këmbëve. Kështu që është e kuptueshme që humbja e peshës shpesh ndihmon dhe në reduktimin e disa lloje dhimbjeve.

Ndjekja e një plani ushqimor që është i shëndetshëm dhe i pëlqyeshëm do të ndihmojë që t’u qëndroni objektivave tuaj për humbjen e peshës.

Në mënyrë që të menaxhoni peshën, ndiqni këto rregulla të thjeshta:

  • Mbani shënim se sa ushqim hani, kur e hani dhe çfarë hani.
  • Bëni ndryshime të vogla. Ndryshojeni dietën tuaj ngadalë që të siguroni që do të jeni të aftë ta ndiqni. Ndryshimi i menjëhershëm i asaj që hani mund të jetë i vështirë për ju.
  • Mbajini larg jush ushqimet që kanë shumë kalori. Në vend të tyre, lini nëpër shtëpi molla apo banana, që të mbushin dhe nuk përmbajnë shumë kalori.
  • Përdor pjata dhe porcione më të vogla se zakonisht. Pjata dhe porcione më të vogla do të thotë më pak kalori në trupin tuaj.
  • Mos e dënoni veten kur hani më shumë se sa kishit në plan. Kjo gjë nuk do t’ju motivojë që t’i ktheheni planit ushqimor.
  • Qëndroni të vetëdijshëm ndërkohë që po ushqeheni, përqendrohuni në pjatën tuaj dhe jo në televizor apo telefon.
  • Përtypuni ngadalë dhe mirë, në mënyrë që ta ndjeni më mirë atë që po hani. Hajeni vaktin tuaj për jo më pak se 20 minuta.
Ndoshta ju pëlqen!

Për sa i përket aktivitetit fizik do të zbuloni se disa ushtrime janë më të vështira për personat që kanë dhimbje nyjesh apo gjunjësh.  Ushtrime më të mira nëse keni këto probleme janë noti dhe aerobia në ujë.

Nuk ka një përgjigje magjike se sa peshë duhet të humbisni që të bëni një ndryshim. Edhe humbja e vetëm 5 kg apo 10% e peshës suaj mund të ndihmojë, por kjo ndryshon nga një individ në tjetrin.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!