Prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe mediumet më të rëndësishme amerikane po qarkullon historia e Najee, katërvjeçarit nga Colorado i cili humbi jetën si pasojë e gripit. Por ajo që e bën të dhimbshme, e njëkohësisht shokuese këtë ngjarje është se vogëlushi vdiq pasi mamaja e tij refuzoi t’i jepte Tamiflu, një medikament antiviral i aprovuar nga FDA për të trajtuar gripin e të rriturve dhe fëmijëve. Ngjarja në fjalë ka ngjallur një valë debatesh mes mijëra prindërve, por edhe bluzave të bardha, pasi mamaja e vogëlushit ishte anëtarësuar prej kohësh në një grup në Facebook “Stop Mandatory Vaccination”, e cila ndalon prindërit të vaksinojnë fëmijët dhe t’u japin medikamente.

Historia zë fill në fillim të muajit shkurt, ku mamaja e Najee-s dhe një vogëlushi tjetër 10-muajsh u paraqit në repartin e pediatrisë së “Colorado Springs” me dy fëmijët që kishin temperaturë të lartë dhe shenja  gripi. Pas kthimit në shtëpi, ajo vendosi t’u bënte nga një banjë me ujë të ftohtë dhe i vendosi në gjumë, pa imagjinuar se ç’do të ndodhte më pas. Çdo gjë dukej në rregull, por kur vendosi të kontrollonte fëmijët gjeti Najee-n të shtrirë në tokë.

“Ai ishte i dehidratuar dhe i zverdhur. I mata menjëherë pulsin dhe vura re që rrahjet ishin aq të ulëta sa me zor mund t’i dalloje. Telefonova 911-n dhe djalin e transportuam me urgjencë në spital me anë të një helikopteri, por ishte vonë. Mjekët u përpoqën ta risillnin në jetë, por virusi që e kishte goditur më i fortë së dëshira e tyre dhe lutjet e mia”-rrëfen ajo për një të përditshme amerikane.

Ju pëlqen!

Më pas ajo vijon tregimin e saj duke thënë se ajo prej muajsh ishte pjesë e një grupi prindërish në Facebook, që shkëmbenin mes syresh informacione rreth mjekësisë alternative, e mbi të gjitha ndalonin përdorimin e medikamenteve dhe ishin kundra vaksinimit të fëmijëve.

“Nuk është faji im, ata më bënë lavazh truri dhe më bindën të mos i merrja ilaçet tim biri. Po vuaj shumë, nuk doja kurrsesi t’i bëja keq.”-përfundon ajo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!