Rishtazi, disa prej punonjësve të Qendrës për Punë Sociale të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid Sars2. Nisur nga rekomandimet e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të punonjësve dhe të palëve, sot më 15 korrik 2020 gjatë gjithë ditës janë dezinfektuar të gjitha njësitë e Qendrës për Punë Sociale.

Gjithashtu, javën që lamë pas, Humanity First Kosova në bashkëpunim institucional me Komunën e Prishtinës në të njëjtat hapësira, ka vendosur stacionet për dezinfektim dhe maska, shkruan MekuliPress.com

Humanity First Kosova do t’i qëndrojë pranë Komunës së Prishtinës dhe institucioneve të tjera, duke i ofruar sado pak mbështetje për ta tejkaluar bashkarisht këtë sfidë.

Ju pëlqen!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!