Organizata humanitare ndërkombëtare “Humanity First” me seli në Angli veproi gjatë pandemisë Covid-19 në 60 shtete të ndryshme të botës. Karvani i saj i ndihmës u ndal për herë të dy në Pejë. Muajin e kaluar ajo ndihmoi me material mbrojtës kundër koronavirusit Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Rajonale në Pejë. Ndërsa më datë 11 qershor 2020 dorëzoi një donacion me mjete mbrojtëse për personelin e spitalit të përgjithshëm në Pejë.

Ky donacion përfshin: 2,000 palë dorëza, 250 maska kirurgjikale, 300 dezinfektues për duar, 250 shishe me alkool, 40 litra dezinfektues për dysheme dhe 20 mantelë kirurgjik.

Në emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë për këtë donacion falënderoi Drejtori Mjekësor Dr. Muhamet Haliti i cili theksoi se secili donacion dhe mirënjohje janë motiv shtesë për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Në fund, të dy palët shkëmbyen mirënjohjet me njëri-tjetrin.

Në muajin prill të këtij viti, Organizata Humanity First gjithashtu kishte ndihmuar personelin mjekësor me pajisje elementare dhe shumë të nevojshme Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit.

——————-

Burimi: Humanity First Kosova në Facebook:

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=125958442473319&id=100798018322695

Vegëza e shkurtuar: https://bit.ly/2AnLYEw