“Ëndrra jonë e madhe është se kanceri mund të bëhet një sëmundje kronike që ne do të mund të trajtojmë me sukses. Ne do të jetojmë me gjatë me kancerin se sa të vdesim prej saj”, kjo është shpresa jonë, thotë Jónas Einarsson, Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit për Hulumtime në Radiumhospitalets dhe kryetari i kompanisë farmaceutike Ultimovacs, shkruan MekuliPress.

Ultimovacs po zhvillon një vaksinë që mund të përdoret tek të gjitha llojet e kancerit dhe ta mbajë atë nën kontroll. Kompania beson se kanë mundësinë për të zhvilluar më tej vaksinën. Vaksina do të jetë parandaluese për pacientët të cilët, për shembull, kanë kancer të trashëguar nga familjarët e tyre.
Sipas studiuesve, vaksina do të ndihmojë që numri më i madh i të sëmurëve nga kanceri, ta mbijetojnë kancerin të kombinuar me imunoterapi aktuale, shkruan NTB.

Në studimin përfundimtar do të marrin pjesë rreth 150 pacientë të prekur nga kanceri i lëkurës me shpërndarje. Kompania ka sinjale se vaksina po ndikon me sukses, por ajo nuk është testuar tek shumë pacientë dhe për këtë arsye duhet të pritet edhe tri vite. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]