Një në dhjetë persona pretendojnë se kanë përjetuar përvoja “pranë vdekjes”, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.

Në një studim prej më shumë se një mijë personash, 106 pohuan se kisdhin “parë vdekjen në fytyrë’ gjatë një aksidenti automobilistik, sulmi në zemër apo edhe gjatë lutjeve.

Kjo bëri që shumë persona të shohin ‘jetën t’ju kalojë para syve’, disa prej të cilëve kanë përshkruar këtë ndjenjë si paralizë apo sikur ‘shpirat a tyre të ishin përthithur’.

Një burrë, i cili pothuajse u mbyt si fëmijë, “pa të afërmit e tij të vdekur në portën e një tuneli të errët”, pasi “valët e mëdha e tërhoqën atë nga bregu”.

Hulumtuesit e Universitetit të Kopenhagës i lidhën këto eksperienca me ndërhyrje gjatë lëvizjes së shpejtë të syve në fazën REM të gjumit, që është kur ëndrrat përgjithësisht ndodhin.

Të dyja këto mund të lidhen me shqetësimet në nerva, në zemrër dhe mushkëritë tona.

Përvojat pranë vdekjes janë “përvoja të ndërgjegjshme perceptuese që ndodhin kur një person është afër vdekjes ose në situata të një kërcënimi fizik apo emocional të afërt’, thanë hulumtuesit.