Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se të enjten Kosova takohet me Serbinë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Pas përfundimit të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19, si dhe mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri Hoti ka folur për dialogun me Serbinë që pritet të rifillojë ditën e enjte, në Bruksel.

Hoti tha se i qëndron mbrapa Platformës për dialog që përfshin njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ju pëlqen!

“Takimi virtual me presidentin e Serbisë ka ndodhur pas Samitit të Parisit. Sot jemi pajtuar në parim që të kemi takimin e radhës në Bruksel, të enjten, që vjen që është takim i parë pas 20 muajsh. Takimi sot ka qenë konstruktiv. Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë për ta përfaqësuar shtetin tonë dhe në mënyrë që të kemi njohje reciproke”.

Hoti tha se qeveria e Kosovës nuk ndërron qëndrimin se dialogu nuk ka alternativë tjetër. “Në të gjitha takimet që kemi pasur deri tash kam shpalosur platformën e Qeverisë që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve”, ka thënë Hoti.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.