Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në seancën e sotme plenare ka thënë se Kosova nuk ka ngecur prapa në procesin integrues në BE. Hoti tha se Ministria e Integrimeve Europiane ka avancuar shumë dhe nuk do të shkrihet siç është thënë.

Nga ana tjetër, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli-Dalimi tha se vendi po hyn në muajin e pestë dhe nuk po dihet çka po ndodh me procesin integrues.

“Zoti Hoti të gjitha dështimet keni filluar ti quani avancime. Kjo nuk është avancim kanë kaluar katër muaj, edhe nuk po e dina çfarë po ndodh. Nuk thatë se kur do të përfundojë tranzicioni”, tha ajo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.