Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë sot një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle përmes së cilës ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën e dialogut me Serbinë. Në dallim nga presidenti Hashim Thaçi, që u pozicionua thuajse hapur kundër Europës në procesin me Serbinë, Hoti ka një qasje më të ekuilibruar.

Unë nuk kam përshtypjen që ka ndarje të tillë(mes BE-së dhe SHBA). Siç e keni parë, takimi që ishte planifikuar të ndodhte në Uashington, ishte fokusuar në agjendën ekonomike, në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve, duke hyrë në projekte të mëdha infrastrukturore që kanë ndikim në ekonomitë jo vetëm të të dy vendeve, por të mbarë rajonit, duke e lidhur Kosovën me Evropën Qendrore dhe më tutje dhe më pas pjesa politike në Samitin e Parisit, për të cilin po presim për ftesën formale dhe aranzhimet e nevojshme, dhe të shkojmë më tutje. Unë e shoh rolin e BE-së dhe SHBA-së komplementar në këtë proces.

“Nuk mund të them se ka ndarje sa u përket synimeve të procesit të dialogut dhe rezultatit përfundimtar që duhet të ketë ky dialog. Mekanizmat që i ka në dorë SHBA-ja dhe BE-ja, për t’i shtyrë të dy palët drejt zgjidhjes finale, mendoj që janë komplementare”, thotë Hoti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!