Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për kryeministër, ngase, siç thotë ai, Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.

Hoti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë.

“Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR.
Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.

Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë.
Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn.

Ju pëlqen!

Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.