Tanimë, të gjithë adhuruesit e djathit do të kenë një vend ku të bëjnë realitet “fantazitë” e tyre ushqimore, pasi në Londër po hapet “hoteli i djathit”.

Zinxhiri i Café Rouge ka njoftuar se do të hapë për herë të parë në lagjen Camden të Londrës, suita totalisht me dizajn djathi. Dhomat do të jenë në çdo cep me element djathi, përfshirë këtu muret, divanet, krevatin, jastikët, komodinën, etj.

Nga ana tjetër, sapun djathi dhe instalime gjigande të të gjitha llojërave të djathit. Po ashtu, sipas Business Insider, djathi do të shërbehet në të gjitha format e tij, djathë i shkrirë, në supë djathi, në minibar sëbashku me verën, apo edhe si element lojërash.

Ndoshta ju pëlqen!

Suitat nuk janë ende të rezervueshme, por të gjithë adhuruesit e djathit nga e gjithë bota, mund të “provojnë fatin” për të aplikuar për një natë falas mes 29 janarit dhe 6 shkurtit. /businessinsider/

SCAN

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!