Shënohet ditën e sotme, dita e themelimit të ngulimit arbëresh në Siçili: “Piana degli Albanesi” ose siç thuhet në arbërisht “Hora e Arbëreshëvet”.

Kjo komunë u themelua më 30 gusht të vitit 1488, nga një grup shqiptarësh nga viset shqiptare, kryesisht nga Himara, të cilët, e braktisën vendlindjen për shkak të luftës. Në kërkim të lirisë, ata u vendosën përtej detit Adriatik, në Itali.

Çdo 30 gusht, përkujtohet si një ngjarje e shënuar për këtë komunitet

Ju pëlqen!

Festimet e parashikuara për t’u zhvilluar sot, sipas njoftimit zyrtar në faqen e komunës “Piana degli Albanesi”, janë shtyrë për muajin nëntor, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë dhe duke vlerësuar shëndetin, si elementin parësor të qytetarëve.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Z. Rosario Petta, festimet e sotme do të kufizohen vetëm në liturgjinë hyjnore të së dielës, ndërsa në fund të muajit nëntor 2020, pritet të mbahen manifestime me rastin e 532-vjetorit të themelimit të kësaj vatre shqiptare në Itali.

O E BUKURA MORE

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Krishtin na kemi me ne

Oj e bukura More

Thell të plas, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Shën Mërin kemi me ne

Oj e bukua More!

Thell të plas, me lot nder si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Papën na kemi me ne

Oj e bukura More!

Thell të plast, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Malet tan me lis e driza

Të bukur sheshe me muriza

Të bukur kroje, të bukur gropa

Të bukur gjerdhe me fallopa!

Jemi e vemi ndë Itali

E më s’ju shomi me këta si!

Dherat të huaj hare s’kan

Se s’mbllin printët tan

Prindë, luftuat me thik më dor

Ndërpër shi e ndëpër bor

Ni ju lëm pa një qiri

E pa një vajim. Oj Arbëri!

Luajtim valle nd’atë More

Shtum kangjele ndë ato hje

Klisht e tona të bukuruara

Shpizit tona të nderuara!

Ni vjen Turku, Turku i zi

E tërpron klish e shpi

Qeti: Shihni jet e re,

Na tha Dorja, zoti Ndre,

Lipim qellnjëm ka do vemi

Se buartim mallin e s’e kemi

Me kët zemër, me këta si

Klajëm keq kët Arbëri!

Ndallandishe e ler e ler

Kur të vish ti njatër hjer

Vjen të vish ti te Korona

E s’gjën më shpit e tona!

Më së gjën trima hajdhjar

Po ngë një qen, çë kloft i vrar!

Kur u nistin gjith anit

E dherat tan iktin ka sit

Burrat gjith me një vajtim

Thirrtin grat me një vajtim,

Dil e hana ti, Stihji!

Oj More! Oj Arbëri!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!