Holokausti po bëhet një fiksim për izraelitët. Këtë mendon dhe shpreh shkrimtari hebre Abraham Yeshoua që merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Mantova me librin e tij “Tuneli”. Një kritikë jo për resepektin dhe përkujtimin e një ngjarjeje të tmerrshme historike, por ndaj një sjelljeje që po krijon patolgji. 

Vazhdojnë të dalin libra, filma. Holokausti po bëhet një obsesion që në Izrael projektohet mbi arabët. Në fakt kemi nevojë të shohim të tashmen, ta ndërtojmë atë së bashku. Duhet të jemi realist, bota po ndryshon me shpejtësi. Holokausti nuk ka lidhje me arabët, citohet ai.

Lufta e identitetit është dogma që ushqen një lloj ndasie të padobishme dhe që nxit konfliktet dhe mbi këtë autokritikë shkrimtari sugjeron që ideja e dy shteteve është e tejklaluar.

Nuk mund të mendohet më mbi këto terma, duhet të imagjinojmë vetëm një shtet. Të kërkojmë një kompromis, të ndërtojmë një qytetari siç kemi bërë me Jeruzalemin dhe të kalojmë nga shteti hebraik në shtetin izraelit, vijon shkrimtari.

Në qendër të librit të tij është një spital ku kurohen njësoj palestinezë dhe izraelitë, metaforë e një bashkëjetese që sot mungon. Tezat e Yehoshua nuk janë të reja nga ai që mund të quhet grupi liberal, porn ë Izrael ortodoksët dhe konservatorët kanë ende shumë pushtet, aq sa diktojnë qëndrimin pa ndërprerje në pushtet të një politikani si Netanyahu, që përveç të tjerave akuzohet edhe për korrupsion. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]