ër Serbinë, për të ndjekur penalisht mizoritë e luftës, të kryera nga Serbia në Kosovë ndërmjet viteve 1998 dhe 2000

Kështu vlerëson Christian Hoferer, kryetar i Organizatës “Rinia Panevropiane” në Bavari të Gjermanisë.

“Zbulimi ditë më parë i një varreze masive me trupat e pajetë të shqiptarëve në afërsi të qytetit të Rashkës në Serbi, tregon se në çështjen e zbardhjes së mizorive serbe të kryera gjatë luftës nën regjimin e Millosheviçit në Kosovë, ka lënë ende shumë pyetje pa përgjigje”, vlerëson Christian Hoferer.

“Bashkësia Ndërkombëtare meriton kritikat më të ashpra për faktin se edhe 20 vjet pas luftës, nuk ka insistuar dhe as ka ushtruar trysni për krijimin e një gjykate speciale për Serbinë për të ndjekur penalisht mizoritë e luftës të kryera ndërmjet viteve 1998 dhe 2000 në Kosovë. Që nga viti 2001, më shumë se 900 trupa të shqiptarëve, viktima të spastrimit etnik barbar, të kryer nga Sllobodan Millosheviqi, janë gjetur në Serbi. 40 prej tyre vetëm në qytetin e Rashkës, prandaj është shumë e padrejtë që për Kosovën të krijohet një gjykatë speciale dhe për Serbinë jo”, thekson Hoferer.

“Edhe për Serbinë gjithsesi duhet krijuar një gjykatë të posaçme, e cila do të duhej të ishte jashtë vendit dhe me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë”, kërkon Hoferer.

“Vetëm nën juridiksionin ndërkombëtar, do të mund të kishte një gjykim neutral për mizoritë e kryera nga Serbia në Kosovë”, thotë ai, teksa shton se:

“Gjykata për mizoritë e luftës që Serbia ka krijuar, selia e së cilës është në Beograd, deri më tani ka dëshmuar se është shumë joefikase dhe më shumë është një farsë. Ekzistojnë dyshime serioze në lidhje me vullnetin e prokurorëve serbë për të sqaruar dhe hedhur dritë mbi mizoritë serbe që u kryen në Kosovës.

Sipas Hoferer “shumë prej rasteve të proceduara përfundojnë pa gjë dhe as që merren seriozisht. Gjykata e OKB-së për mizoritë e luftës për ish-Jugosllavinë, e cila u krijua në 1993, u mbyll zyrtarisht më 2017 dhe për këtë arsye më nuk ekziston mundësia ligjore e hetimit dhe dënimit të mizorive serbe të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovës”.

“Është shumë me rëndësi që as për Serbinë të mos ketë as një tabu kur bëhet fjalë për sqarimin dhe dënimin e mizorive të kryera të luftës. E njëjta vlen edhe për bashkëpunëtorët e Sllobobdan Millosheviqit si presidenti aktual, Aleksandër Vuçiq, ish ministër i Informacionit nga viti 1998 – 2000, si dhe ish ministrit të Jashtëm dhe kryetarit aktual të Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ishte zëdhënës i Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit nga viti 1992 deri në vitin 2000″.