Nga sot, Ushtria e Republikës së Kosovës nuk ka kufizim në numër, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç

Sot, Kuvendi me shumicë votash miratoi tri projektligjet themelore me të cilat avancohet fuqishëm baza ligjore e organizimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së :
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
Miratimi edhe në lexim të dytë i këtyre projektligjeve krijon dhe fuqizon bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së.
Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK, e po ashtu përmes ndryshimit të kriterit të moshës së lejuar për aplikim, krijon mundësi më të mëdha për të gjithë ata të rinj deri në 25 vjeç të cilët duan të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, rregullon kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, fuqizimin e FSK-së përmes inicimit të programeve të veçanta financiare prë mbështetje të forcës, fuqizimin e rolit të Shtabit të Përgjithshëm, e mbi të gjitha heqjen e kufizimeve sa i përket rekrutimit të pjesëtarëve aktiv dhe rezervë të FSK-së.
Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, rregullon kompetencat dhe fushëveprimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrit te Mbrojtjes. Gjithashtu, ky ligj rregullon edhe përbërjen e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, personel ky ushtarak dhe civil, si dhe fuqizimin e kontrollit dhe mbikqyrjes civile demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Miratimi i këtyre tri ligjeve mundëson rishikimin e akteve në fuqi si dhe nxjerrjen akteve tjera, si rregulloreve dhe udhëzimeve administrative, për sistemin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe sistemin organizativ dhe operacional të FSK-së.
Këto projektligje janë sukses i madh i gjithë Republikës së Kosovës sepse kemi avancuar bazën ligjore në përputhje me interesat tona shtetërore dhe standardet më të larta të legjislacionit të vendeve anëtare të NATO-s./Armend Mehaj/
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!