Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur të votojë në Shqipëri, me gjithë debatet e fryera, e të paargumentuara, që ky veprim historik ka ngjallur tek një pjesë e korruptuar e e mediave dhe opinionistëve të Kosovës. Ai ushtroi të drejtën e tij në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë, shkruan MekuliPress.com

“Moti është i mirë , kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secili njeri që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Shqipërisë. Faleminderit dhe suksese”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.