Pohimet e deklaruara nga Miriam Gebhardt menjëherë nxitën reagime të historianëve të tjerë të cilët kundërshtojnë vlerësimin e saj se aleatët kishin dhunuar mbi 900 mijë gra në Gjermani.

Hulumtimin e saj Gebhardt e ka bazuar nga periudha e Ditës së Fitores më 1944, deri në rishpalljen e sovranitetit gjerman më 1955.

Profesoresha e historisë dhe sociologjisë në Universitetin e Konstanzës deklaron se vetëm ushtarët amerikanë janë përgjegjës për 190 mijë sulme seksuale në dekadën e përmendur.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Vlerësimet e saj janë bazuar në supozimin se çdo 100 rast i dhunimit rezultoi me një shtatzëni, ndërsa hulumtimi përfshin raportet e Policisë dhe intervista me gra që ishin ekzaminuar për të vlerësuar çmimin e kujdesit të fëmijëve në Gjermaninë e pasluftës.

Profesoresha gjithashtu i referohet të ashtuquajturave “raporte të pushtimit”, apo incidenteve në komunitetet lokale, që janë regjistruar nga priftërinjtë gjermanë.

“Dy ushtarë amerikanë përdhunuan një vajzë shumë të mirë”, shkroi një prift në korrik të vitit 1945, në një raport të paraqitur në dokumentarin e ZDF-it të quajtur “krimet e çlirimtarëve”.

Hetimet e dhunimeve të gjermaneve deri tash janë bazuar tek krimet e ushtarëve të Armatës së Kuqe të sovjetikëve.

“Kjo është e njëjtë si propaganda naziste që rusët i paraqiste me origjinë aziatike”, thotë Gebhardt.

Sipas të dhënave, sovjetët dhunuan afro dy milionë femra, por Gebhardt thotë se Armata e Kuqe është përgjegjës për 430 mijë dhunime.

“Për dallim nga Armata e Kuqe, imazhi i amerikanëve ishte më i mirë, sepse ata simbolizonin pasurinë, lirinë dhe demokracinë”, thotë Gebhardt për Der Spiegel, transmeton MekuliPress. Ndaj, ajo shton se ka edhe shumë raste që shpesh gjermanet shkonin vullnetarisht me ta në krevat.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!