Historiani Alexis Trud ka thënë se Franca duhet ta tërheq njohjen e shtetit të Kosovës.

13 shtete kanë ndryshuar vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës andaj pse mos ta bëjë edhe Franca, ka thënë historiani Alexis Trud.

Ai është një prej udhëheqësve të peticionit në Francë për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Trud ka paralajmëruar edhe dërgimin e iniciativës në asamblenë kombëtare.

Ju pëlqen!

“Kjo do të ishte shumë e mirë në kërkim të zgjidhjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është e qartë se kështu nuk mund të arrihet deri te zgjidhja. Autonomia e Kosovës do të mund të përshpejtonte negociatat dhe pranimin e gjithë rajonit në BE”, deklaroi Trud për “Novosti”.

“Koha është që Parisi ta tërheq njohjen e Kosovës”, shtoi ai. Në të kundërtën, sipas Trud së shpejti do të ngritet edhe çështja e Bosnjës dhe Maqedonisë Veriore që nuk i intereson askujt.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!