Nga parku i bletëve, ku po lulëzon pranvera, Bukurie Mëhalla, na sjell një histori frymëzimi për punën në fshat.

Një grua e angazhuar në familje, por edhe në biznesin e saj të ‘ëmbël’, ajo na rrëfen plot pasion për punën, që edhe sot e emocionon.

20 vite me parë, Bukuria kishte vetëm 20 koshere bletësh, të vendosura në një park të vogël afër shtëpisë ku banonte. Përkujdesi dhe dashuria për mjaltëbërëset bëri që puna të rritej dita ditës.

Ju pëlqen!

“Dita ditës bletaria të mëson nga një gjë të re. Është një punë që do shumë impenjim dhe përkushtim por kur vjel rezultatet të shlodh”- shprehet Bukuria.

Ajo thotë se, tashmë ka krijuar klientelen e saj për shitjen e mjalitit, të cilët po shtohen, falë edhe zgjerimit të fermës së bletëve dhe prodhmit cilësor të mjaltit që po prodhon.
Me mbështetjen që ka marrë nga AZHBR, sot Bukuria ka 700 koshere me bletë të ndara në 7 parqe.

Gruaja nga fshati Godolesh i Elbasanit thotë se bletët dëshiron t’ua lërë trashëgimi fëmijëve, si një ndër pasuritë më të mëdha të jetës, që tashmë është kthyer në një biznes fitimprurës për familjen.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021 financon drejtëpërdrejtë bletarët me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere. Vitin e kaluar (2020) Skema Kombëtare mbështeti të gjithë aplikuesit në masën 2, për bleratri që ishin 1458 fermerë gjthësej në të gjithë vendin.

Fondi publik për mbështetjen e bletarisë që prej vitit 2014 janë me 749%. Në vitin 2013 ishin gjithsej 275 përfitues, ndërsa në vitin 2020 arritën në 1458 përfitues dhe në 2021 ku numër pritet të jetë edhe më i lartë, shifra të cilat priten të shpallen gjatë muajit maj 2021.

Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.