Një histori mjaft e bukur vjen nga qyteti i Durrësit. Një familje pretendon se qeni i tyre Kiko i ka shpëtuar jetën pasi nuk i la të flinin gjumë. “Natën që ra tërmeti Kiko, ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoi nga gjumi, na kapi nga batanija.’’

Më tej ajo thotë se pallati u shemb komplet dhe se qenin nuk e lanë pasi u shpëtoi jetën. “U shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoji jetën.’’ Sipas ekspertëve kafshët janë të para që e ndjejnë tërmetin. Vetëm pak ditë më parë një video e një maceje që largohej me shpejtësi pak sekonda para tërmetit në Durrës, bëri bujë në media.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!