Sallata Çezar është një nga sallatat më të famshme që përmban sallatë jeshile, leng limoni,vaj ulliri, vezë, salcë, hudhër, mustardë,djathë, piper etj.

Krijimi i kësaj sallate i atribuohet shefit Caesar Cardini, një emigrant italian që kishte restorante në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara. Cardini jetonte në San Diego por punonte gjithashtu edhe në Tijuana ku shkoi për të evituar pasojat e proibicionizmit (ndalimit të alkoolit në SHBA).

Sikurse ka treguar vajza e tij, babai i saj e shpiku sallatën në restorantin e tij te emërtuar Caesar që ishte brenda hotelit me të njëjtin emër ndërsa me 4 korrik 1924 kur i mungonte furnizimi në kuzhinë u detyrua të sajohej për klientët.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Cardini bëri si bëri dhe me ato asortimente që kishte në kuzhinë,duke krijuar atë që sot njihet si një nga sallatat më të famshme e më të përdorura në restorante.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...