Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo. Kjo histori është sjellë për herë të parë në vëmendje nga mediat.

Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki, ka konfirmuar se ajo që thuhej nga banorët në formën e një gojëdhene, është fakt. Pema është 145 vjeçare dhe është mbjellë në kohën kur Naim Frashëri punonte doganier në këtë qytet.

Bello rrëfen edhe veçantinë e kësaj peme, e cila edhe pse nga “zemra” e saj janë marrë edhe 5 rrënjë të tjera të mbjella te shëtitorja, ato arrijnë deri te lulëzimi, por nuk bëjnë kokrra.