Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij. Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave.

Në broshurën e publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë prezantohen gjashtë personalitetet që janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, teksa shpjegohet edhe simbolika që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim.

Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha:

Ju pëlqen!

Kartëmonedha 2000 Lekë përfaqëson periudhën ilire (portreti i mbretit ilir Gent)

Kartëmonedha 5000 Lekë përfaqëson periudhën e Skënderbeut (portreti i tij)

Kartëmonedha 1000 Lekë përfaqëson Mesjetën (portreti i Pjetër Bogdanit)

Kartëmonedha 200 Lekë përfaqëson Rilindjen (portreti i Naim Frashërit)

Kartëmonedha 500 Lekë përfaqëson Pavarësinë (portreti i Ismail Qemalit)

Kartëmonedha 10000 Lekë pasqyron simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit (portreti i Asdrenit).

Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis në një kohë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e themeluar më 2 shtator të vitit 1925. Banka u krijua me nënshkrimin e konventës përkatëse midis grupit financiar italian, të kryesuar nga Mario Alberti, dhe qeverisë së Ahmet Zogut.

Lexo po ashtu:  I dobëti kurrë nuk mund të falë. Falja është cilësi e njeriut të fortë.

Ndërsa për herë të parë, Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913, si rezultat i marrëveshjes së qeverisë së Ismail Qemalit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!