Histori Personale

Ky operim, ndryshoi përgjithmonë jetën time. Mbase mund të ishte i disati në numër por më i veçanti.  Takimi i parë me pacienten ishte emocionues. Asaj i shkëlqyen sytë kur më pa. Mbase te unë shikonte shpresë. I shtrëngonte fort duar e saj dhe me këtë veprim më solli në mendje gjyshen.

Ajo kishte kiste në vezore. Nga vizita nuk u dallua  të kishte tumor, por operacioni gjithsesi mund të kishte të papritura.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Sa mirë që ju takova doktoresh. Jam gati ta nisim këtë rrugë, bashkë”.

Ndërsa bashkëshorti që i qëndronte në krah, u përkul dhe me shaka tha:

“Doktoreshë, ajo dëshiron ta mbarojë sa më shpejt këtë operim, sepse thjeshtë i ka shkuar menja për të ngrënë nja sanduiç. Ka gjithë mëngjesit që flet për këtë. Është mizore që ju nuk e lejoni të hani para operimit”

Në fakt, edhe unë buzëqesha së bashku me to. Por i thash se është e nevojshme që anestezia të merret me stomak bosh. U kuriozova, dhe e pyta veten nëse ngrënia e hamburgerëve për mëngjes ishte sekreti për një jetë e gjatë dhe e lumtur. Shumë nga pacientët e mi të moshuar, dhe më të fortë fizikisht, në të vërtetë dukej se gjatë gjithë jetës së tyre, nuk kishin ngrënë shëndetshëm.

Ndërsa anestezia filloi të jepte efekt, bashkëshorti i saj më shprehu frikën e tij.

“Kemi 15 vjet të martuar dhe nuk jemi ndarë kurrë për më shumë se disa minuta. Këtë herë kam frikë”.

I dhashë fjalën që do kujdesesha unë për të.

Dy minutat e para ishin një kaos.  Anestezisti më tha se rrahjet e saj të zemrës po uleshin. Mendimet e mia vërtiteshin  vetëm rreth premtimit që i dhashë bashkëshortit të pacientes, informon dritare.net. Dëshiroja që ata të shtrëngonin sërish dorën e njëri-tjetrit. Krahët po më dridheshin, dhe minutat ishin si një përjetësi. Më në fund dëgjova që anestezisti më tha se zemra e saj po fillon të rrahë normalisht. U ndjeva e lehtësuar.


Gjatë operimit vumë re se mëlçia e sa po zmadhohej. Kurrë nuk e kishim hasur një komplikim të tillë më parë. Mbrëmjen e kaluar, unë e kisha shënuar se mëlçia e saj, ishte e fryrë, dhe dukej  më e madhe se zakonisht, informon dritare.net. Por askush nuk e kishte vënë re kartelën e saj, dhe unë e kisha anashkaluar këtë detaj që mund të ishte fatal për pacienten, por edhe për jetën time.

Ekipi i onkologjisë e stabilizoi gjendjen e saj, dhe pas operimit ajo u mbajt në një kontroll të rreptë. Në mëngjes e vizitova, edhe pse natën nuk kisha fjetur asnjë minutë gjumë.

“Nuk e dini sa e lumtur jam që ju shoh sërish”, i thashë.

“Dëgjova që operimi im, ju ka lodhur pak, por fatmirësisht ndihem mirë”, mu drejtua pacientja.

Unë kam qenë ndër studentet ekselente, por shkolla nuk më ka mësuar se si duhet të flas me pacientët në raste komplikimesh, si ky që sapo më ndodhi, informon dritare.net. Mbase sepse, ekziston ideja që mjekët janë perfektë.

As mjekët prej të cilëve kisha marrë mësime të vyera, kurrë nuk i kam parë apo të më kenë folur për një situatë të tillë. Ishte momenti që ta bëja unë hapin e parë.

As mjekët prej të cilëve kisha marrë mësime të vyera, kurrë nuk i kam parë apo të më kenë folur për një situatë të tillë. Ishte momenti që ta bëja unë hapin e parë.

“Më vjen keq. Unë nuk e kisha vërejtur që mëlçia juaj, ishte fryrë para se të nisnim operimit, por nuk i kushtova rëndësi”, i thashë teksa sytë mu mbushën me lot. Për një moment mu duk sikur toka poshtë meje u hap, dhe unë po rrëzohesha në një humnerë pa kthim.

Ajo më kapi dorën.

“Zemër, asgjë në këtë botë nuk është e sigurt. Unë e kisha pranuar që diçka mund të mos shkonte mirë. Ajo që ka rëndësi tani është që ju arritët t’ia dilni. Tashmë problemi është zgjidhur. Tani më ndihmoni dhe më thoni se kur do të më jepni lejen të ha disa patate të skuqura?

Mes lotëve qesha.

Historikisht, hulumtimet kanë treguar se mjekët kurrë nuk flasin për gabime, me pacientët e tyre, informon dritare.net.

Kjo paciente më ndihmoi të pranoja gabimin dhe të mos e quaja veten një doktore të tmerrshme.

Të gjithë, edhe mjekët, bëjnë gabime. Disa të vogla dhe disa të mëdha, dhe bota nuk do të marrë fund nëse i pranojmë ato.

Përshtati nga Huffington Post, Lorena Fjolla. /dritare.net

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...