Një mbret i shtrirë në shtartin e vdekjes i tha njerëzve rreth tij: Do t’ju lë tre porosi.

Porosia e parë është që trupin tim, kur ta dërgoni për në varr, ta mbajnë vetëm mjekët e mi!

Porosia e dytë është që rrugën që do të përshkojë trupi im deri në varr ta mbuloni me flori, argjend e gurë të çmuar!

Porosia e tretë është që duart të m’i nxirrni nga arkivoli dhe lërini të hapura!”

Një nga gjeneralët e tij më të afërt i tha: Mbreti ynë, porositë e tua do të zbatohen pa asnjë mangësi, por mund të na thuash se cilat janë urtësitë e këtyre tre porosive?
Ai mori frymë thellë dhe tha: Dua t’i jap botës një mësim që vetëm tani në fund të jetës e kam kuptuar.

Përsa i përket porosisë së parë, dua t’i tregoj njerëzve se kur vdekja vjen asnjë nuk mund ta shtyejë, qoftë edhe doktorët, tek të cilët nxitojmë sa herë jemi sëmurë, por shëndeti dhe jeta janë mirësi që nuk i kanë në dorë njerëzit.

Përsa i përket porosisë së dytë, dua ti tregoj njerëzve se koha që harxhuam për të mbledhur pasuri iku pa vlera dhe se kjo pasuri sado e madhe që të jetë nuk mund ta marrim me vete pas vdekjes tonë.

Ndërsa me porosinë e tretë dua t’i tregoj njerëzve se ne erdhëm në këtë botë me duar bosh dhe po largohemi prej saj me duar bosh.
… dhe gjërat që nuk blihen dot me para

Ka shumë individë të cilët kanë miliarda, megjithatë, jo çdo gjë mund të blihet me para./shkollaejetes/ /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]