Misioni i Rita Strand ishte më i komplikuar duke qenë se nuk kishte ekspertizën e duhur teknike.Historia e mamasë së një hakeri që hakoi një burg

John Strand depërton në sistem për të fituar jetesën. Si një testues penetrimi ai punësohet nga organizata të ndryshme për të sulmuar mbrojtjet e tyre duke zbuluar dobësitë që kanë përpara se të këqijtë ti gjejnë.

Normalisht është Strand ai që i merr përsipër këto misione ose dërgon një prej kolegëve të tij me eksperiencë në Black Hills Information Security.

Ju pëlqen!

Por në Korrik të 2014-ës ndërsa përgatitej për një testim penetrimi në një fabrikë në South Dakota, ai zgjodhi një rrugë tjetër. Ai dërgoi mamanë e tij.

Në të vërtetë ishte ideja e Rita Strand që të shkonte. Asokohe në moshën 58 vjeçare, ajo shërben si CFO e Black Hills pas tre dekadash eksperiencë në industrinë e ushqimit. Ishte konfidente, duke pasur në konsideratë eksperiencën e saj profesionale, se mund të sillej si një inspektore e shëndetit publik për të hyrë në një burg. E gjitha që duhej ishte një simbol i rremë.

“Ajo mu afrua një ditë dhe më tha që dua të depërtoj diku,” tha Strand. “Është mamaja ime, çfarë supozohet të bëj?”

Por nuk është e gjitha kaq e thjeshtë. Testuesit e penetrimit zakonisht mund të arrijë shumë larg me pak besim por nuk e vlen e njëjta gjë për një fillestare që deri dje punonte në një fabrikë. Dhe ndërsa testuesit e penetrimeve lejohen të thyejnë sisteme, nëse kapen gjatë procesit situata mund të përshkallëzojë. Dy testues të cilët thyen sistemet e një gjykate në Iowa si pjesë të punës së tyre shpenzuan 12 orë në burg pasi u kapën nga autoritetet lokale.

Misioni i Rita Strand ishte më i komplikuar duke qenë se nuk kishte ekspertizën e duhur teknike. Një profesionistë mund të aksesojë sigurinë dixhitale të një organizata në kohë reale dhe të vendosë “backdoor”. Rita mund të ishte një inspektore e shëndetit publik por nuk ishte një hakere.

Për ta ndihmuar me misionin e tij, Black Hills i dha Rita një simbol të rremë, një kartë biznesi dhe një kartë menaxheri me kontaktin e John në të.

Me shpresën se ajo do të hynte brenda, ajo duhej të bënte foto të ambienteve dhe sistemeve të sigurisë. Në vend që të përpiqej të hakonte vetë kompjuterët, John i dha një USB me maluerë të cilin duhej ta vendoste në sa më shumë pajisje që të mundte. USB do tu jepte akses kolegëve të saj të Black Hills në sistemet e burgut. Më pas ata do të punonin në mënyrë dixhitale duke penetruar sistemet ndërsa Rita do të vijonte misionin e saj.

Siguria e burgjeve është jetik për disa arsye. Nëse dikush arrin të hyjë dhe të marrë nën kontroll sistemet e kompjuterëve, është shumë e lehtë për të nxjerrë dikë nga burgu.

Mëngjesin kur do të realizohej plani, familja Strands dhe kolegët pinë një kafe në një lokal pranë një burgu. Aty hapën pajisjet e tyre, laptopët, hostpotet mobile dhe gjithë teknologjinë e tyre ndërsa Rita u nis në drejtim të burgut.

“Nëse diçka del jashtë kontrolli më merr në telefon menjëherë,” i tha John mamasë së tij.

Testuesit zakonisht hyjnë dhe dalin sa më shpejt nga ambiente të tilla por pas 45 minutash nuk kishte asnjë shenjë të Rita. “Pas një ore paniku filloi të më pushtonte,” tha Ai.

Papritmas laptopët e Black Hills filluan të pushtohen nga aktiviteti. Rita ja kishte arritur. USB që ajo kishte vendosur kishin krijuar mundësinë për ekipin në kafenë të aksesonte kompjuterë dhe serverë të ndryshëm në burg. John tha se mbante mend një koleg të thoshte se mamaja e tij ishte mirë.

Në fakt Rita nuk ishte përballur fare me rezistencë në burg. Ajo u kishte thënë rojeve në hyrje të burgut se ishte duke bërë një inspektim surprizë dhe jo vetëm që e lejuan të hynte brenda por edhe të mbante celularin me të cilin regjistroi gjithë operacionin. Ajo kontrolloi frigoriferët, hapësira, ushqimet nëse janë të skaduara ose jo e madje shkrepi foto.

Por Rita kishte kërkuan të kontrollonte edhe qendrën e rrjetit të burgut nëse ka nivele lagështie apo myk. Askush nuk i tha jo e madje shëtiti tërë burgun e vetme.

Në fund drejtori i burgut i kishte kërkuar të vizitonte zyrën e tij për ta këshilluar sesi mund të përmirësonte praktikat e ushqimit dhe shëndetit. I dha një USB me një dokumente WORD të cilin ai mund ta përdoret për të identifikuar problemet e burgut që ishte i infektuar me një maluer “macro.” Kur drejtori i burgut e klikoi, ai i dha Black Hills akses në kompjuterin e tij.

“Mbetëm pa fjalë,” tha Strand. “Ishte një sukses i vërtetë.”

Penetruesit e Black Hills ende sot thonë se historia e Rita ishte e jashtëzakonshme. Rita vdiq në 2016-ën nga tumori në pankreas. Strand nuk tregoi se në çfarë burgu Rita kishte hyrë por vetëm që atë kohë ai është mbyllur.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!