SKANDALI I MINISTRISË SË ARSIMIT NË SHKOLLAT TONA: Kopertina e Librit të Historisë së Klasës së 10 e gjitha për Lavdinë e Greqisë, njësoj sikur të ishte Libri i Shkollave Greke i miratuar nga Ministria e Arsimit të Greqisë dhe jo ajo e Shqipërisë!

Reagim i Koalicioni Qytetar #PerShqiperine

Sot mësuam nga Portali i 2 milionë shqiptarëve në FB dhe i 1 milionë shqiptarëve në Instagram, JOQ Albania publikoi skandalin si shqetësim të prindërve denoncues!

Ju pëlqen!

Ministria e Arsimit paska futur në shkolla Librin e Historisë së Botës për Klasën e 10të duke glorifikuar jo me një por me 2 foto në kopertinë lavdinë e Greqisë!

A thua se gjithë Historia e Botës është Historia e Greqisë Antike ndërkohë që fare mirë në kopertinë mund të ishte në një ndër fotot portreti i Aleksandrit të Madh që nënën e kishte epiriote (toske – shqiptare) apo portreti i Pirros së Epirit apo pse jo portreti i Skënderbeut (“Princ i Arbërit dhe Epirit”) që pengoi Pushtimin Otoman të Europës në ditën e saj më të keqe.. Butrinti, Dyrrahu, etj Ose të paktën të kishte diversitet fotosh nga Historia sps ka boll mundësi, që nga Roma e Lashtë, Mesjeta Europiane, Luftrat Botërore, apo çdo mundësi tjetër për të mos e kthyer kopertinën e librit të edukimit të adoleshentëve shqiptarë me kaq glorifikim dominues të Greqisë së Lashtë e denjë për adhurim dhe glorifikim për fëmijët shqiptarë në shkollat e Greqisë!!!

Ajo çka të shqetëson është se kopertina ka 3 foto dhe 2 janë të Greqisë Antike dhe 1 e Murit të Berlinit, pra ka një dominim të glorifikimit të Greqisë njësoj sikur të ishte teksti mësimor i miratuar nga Ministria e Arsimit të Greqisë dhe jo Shqipërisë!

Njëra foto tregon Akropolin e Athinës, tjetra është piktura e famshme “Shkolla e Athinës” të Rafaelos.

Askush nuk munt ta justifikojë këtë si koinçidencë tëmpaqëllimtë sps dihet proçedura dhe filtrat sa kujdes ushtrohet për të dhënë maksimumin në konkursin e teksteve mësimore.

3 autorët e tekstit janë koka të historisë dhe me eksperiencë të gjatë në formulimin e teksteve (Menduh Dërguti, Tomi Treska dhe Dritan Egro) dhe Shtëpia Botuese @Albes e dinë mirë se çfarë bëjnë por pyetja është pse e bëjnë?

Mos ia ka rekomanduar Tomi Treskës Fondacioni Soros me të cilin krenohet për bashkëpunimet e tij, ja ka rekomanduar Besa Shahini e Ç’Arsimit (apo më saktë e Ç’Edukimit Patriotik) apo Ministria e Arsimit të Greqisë?

Apo ky është i lavazhi i trurit në kuadër të globalizmit liberal të ç’edukimit patriotik?

Fondacioni Soros në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe BEnë prej dekadash po aplikojnë në Shqipëri Programe të lavazhit të trurit për zhdukjen dhe pastrimin e programeve shkollore nga identiteti kombëtar dhe edukimi patriotik gjoja në emër të uljes së shovinizmit nacionalist pikërisht në popullin e vetëm ballkanik që s’ka pushtuar kurrë kërkënd por veç është mbrojtur nga shovinizmi i fqinjëve duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që rrethohet vetëm nga bashkëkombasit e vet në shtete të tjera.

Këto programe aplikohen veç në Shqipëri e pontë shohësh tekstet mësimore greke, malazeze, serbe, më pak maqedonase (për shkak të influencës vendimarrëse shqiptare atje) çfarë nuk gjen aty kundër nesh, por ama të gjithë përshkohen në çdo kapilar nga Edukimi Patriotik! Dhe bravo u qoftë!

Por sot ka fillu ndërkombëtarisht një erë ndryshimi për qasjen e EDUKIMIT PATRIOTIK!

President Donald J. Trump një ndër pikat e Fushatës për rizgjedhjen President në 3 Nëntor 2020 ka theksuar urgjencën për rikthimin në shkolla të EDUKIMIT PATRIOTIK sps siç e ka theksuar në OKB në 2019 (pavarësisht censurës në TV e Establishmentit në Shqipëri, madje dhe të vetë Ambasadës Amerikane për arsyet që jeni mësuar), theksoi se “e ardhmja nuk i përket globalistëve por patriotëve”.

Koalicini Qytetar #PerShqiperine, ju bën me dije se: një ndër pikat e forta të Axhenda Për Shqipërinë të Koalicionit Qytetar #PerShqiperine është EDUKIMI PATRIOTIK dhe ne (në varësi të besimit me votë nga SHUMICA E HESHTUR e votuesve shqiptarë), në paçim sado pak (apo shumë) fuqi vendimarrëse apo presion bërës, jo vetëm nuk do të lejojmë në kopertina dhe as në përmbajtje kshu ndotjesh ç’identitare dhe propagande helene në tekstet e shkollave, por tekstet do të përshkohen nga a në zh në çdo kapilat me edukimin patriotik dhe rritjen e krenarisë kombëtare pa e ndotur me propagandën helene apo serbe, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit të ndihen krenarë që i përkasin kombit pasardhës të Ilirëve dhe epiriotëve, heronjve dhe figurave me gjak shqiptari, mbartës të një prej gjuhëve më të lashta dhe më të fuqishme të Historisë së Botës!

Mos harroni se kopertina e një libri të historisë për 16 vjeçarët nuk është thjesht një copë kopertinë por fytyra e vetë Dijes që ai bart dhe përhap!

P.s. Shpresojmënqë 3 autorët Menduh Dërguti, Tomi Treska dhe Dritan Egro dhe Shtëpia Botuese ALBES të kenë ndonjë gjë për të thënë sepse turpi i Qeverisë së Pafytyrë AntiShqiptare është edhe Turpi i tyre!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.