Arriti të ngrejë lart rripin e kampionit botëror të boksit për peshat e mesme, vetëm kur ishte i moshuar tashmë dhe i lodhur prej 19 viteve burg, por ai titull nderi me të cilin bota e boksit u përpoq të lehtësojë disi tragjedinë e jetës së tij dhe të karrierës së shkatërruar nuk ka qenë fitorja më e rëndësishme e Rubin Carter, që të gjithë e thërrisnin Hurricane. Fitoren më të rëndësishme e mori në pleqëri, i sëmurë me tumor në prostat, para dy ditësh: kur vdiq në moshën 76 vjeç në shtratin e tij, dhe jo në qelinë ku e kishin “plasur” gjykatësit dhe juria, të gjithë të bardhë, ashtu si dhe dëshmitarët. Me tre dënime, dhe një qeli ku duhej të kishte vdekur të paktën tre herë nëse ishte e mundur.

Hurricane, që kishte marrë këtë nofkë për shkak të uraganit të goditjeve me të cilët përpiqej të kompensonte gjatësinë jo të duhur dhe teknikën rudimentare ishte dënuar dy herë – në 1967 dhe 1976 – për një atentat që kishte ndodhur në 1966. Por policia nuk kishte marrë gjurmët e gishtërinjve në skenën e krimit, nuk kishte bërë testime për të kontrolluar në se Carter dhe miku i tij (edhe ai i akuzuar si bashkëfajtor, dhe që i qëndroi tek koka ditën kur ndërronte jetë) kishin përdorur armë zjarri. Policisë i ishin dashur pesë ditë për të shkruajtur proces-verbalin, ku thuhej se plumba të ngjashëm me ata që kishin përdorur vrasësit, ishin gjetur edhe në makinën e Carterit. Dhe, duke patur parasysh që nuk kishte patur dëshmitarë okularë, u gjetën dhe dy hajdutë për të identifikuar Carterin dhe mikun e tij, dhe për të mbyllur çështjen.

Një dënim shkatërrues që bëri kaq shumë përshtypje, sa u shndërrua në kauzë: por u deshën 19 vite burg dhe një mobilizim mbarëbotëror, një këngë e pavdekshme e Bob Dylanit dhe një roman i autorit të “Njeriu me krahun e artë”, Nelson Algren për të siguruar lirimin e Hurricane (miku i tij kishte fituar lirinë me kusht në vitin 1981).

Ju pëlqen!

Dylan kishte kënduar për të edhe në burgun e tij, Mohamed Ali i kishte dedikuar një fitore, por ai që e liroi ishte një tjetër jurist i bardhë me togë: “Dënim i bazuar mbi racizmin, jo mbi logjikën, dhe mbi fshehjen dhe jo transparencën”, do të thoshte i indinjuar Haddon Lee Sarokin, duke e liruar përgjithmonë.

Në vitin 1999, erdhi edhe konsakrimi: një film biografik me autor kryesor Denzel Uashington. Ky i fundit u magjeps pas atij personazhi, që pinte litra të tërë me kafe dhe e priste divin e kinemasë me një re tymi duhani, për t’i rrëfyer historinë e fëmijërisë së tij, të ndeshjeve të tij, të procesit dhe burgut. Dje, Uashington ka qarë “luftën pa pushim të mikut për të siguruar drejtësi për ata që dënohen padrejtësisht”, përmes punës vullnetare gjatë këtyre viteve. Mike Tyson ka përshëndetur “një njeri të madh, simbol i padrejtësisë racore” dhe George Foreman e ka quajtur “heroi im”.

Një hero me një jetë të dhunshme, e nisur në që 14 vjeç në shkollën e riedukimit, me shërbimin ushtarak të kryer pa pikë nderi por ku zbuloi boksin, më tej burgu (për agresion) dhe pastaj, ata pesë vite entuziasmues në ring, që e kishin çuar deri në prag të luftës për titullin. Deri në natën e 17 qershorit 1966, në fundin e ëndrrës për t’u bërë kampion, vetë ëndrra e Marlon Brandosë në monologun e “Përballë portit” (“Do të mund të bëhesha i respektuar, do të mund të synoja titullin. Do të mund të bëhesha dikushi, dhe jo hici që jam sot”). Deri në vitet e burgimit, aty kue  kishte kuptuar menjëherë se do të duhej ta kalonte gjithë jetën duke luftuar kundër atyre që ishin më të mëdhenj dhe më të këqinj se ai.

Bob Dylan: Kënga Hurricane

Here comes the story of the Hurricane/

The man the authorities came to blame/

For somethin’ that he never done./

Put in a prison cell, but one time he could-a been/

The champion of the ëorld.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!