Në fotografi kapiteni Robert Campbell i cili nisi karrierën e tij në ushtrinë britanike në vitin 1903, në moshën 18 vjeçare.
Në korrik të vitit 1914, Campbell dhe ushtarët e batalionit të tij u dërguan në Mons-Conde, në veriperëndim të Francës.
Ai u kap dhe u plagos rëndë një javë më vonë pas një sulmi të frocave gjermane. Gjermanët e morën atë në një spital ushtarak në Këln, ku u trajtua. Pasi u shërua, ai u dërgua si i burgosur lufte(POË) në kampin e Magdeburg, Gjermani.

Nuk do të flisnim për kapitenin Campbell nëse historia e tij nuk do të kishte kaq unike. Dy vite pasi u burgos, ai mori lajmin se nëna e tij Louise Campell kishte kancer dhe ishte pranë vdekjes.
Në atë moment ai vendosi t’i shkruante personalisht Kaizerit Wilhelm II, duke i kërkuar që ta lejonte të shkonte për vizitë tek nëna e tij për herë të fundit. Megjithatë ai nuk e kishte menduar kurrë që kërkesa e tij do të merrej parasysh dhe ishte befasuar kur kishte mësuar se udhëheqësi gjerman e kishte pranuar kerkesën e tij. Ai e lejoi Campbell të largohej për një javë por me një kusht: duhej të premtonte që do të kthehej.
Campbell dha fjalën e tij dhe u largua. Pas mbërritjes në Angli më 7 dhjetor 1916, ai kaloi nje javë me nënën e tij në shtëpinë e saj në Gravesend. Pas kësaj u rikthye në Magdeburg siç i kishte premtuar udhëheqësit gjermanë dhe u dërgua sërish në kampin e të burgosurve të luftës (POW).

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...