Një studim i fundit zbuloi se njerëzit kanë 6200 mendime të ndryshme në ditë. Por nëse bëheni të aftë të hiqni dorë nga të paktën disa prej tyre, kjo do t’iu ndihmojë të reduktoniankthin dhe stresin, duke e bërë jetën tuaj të duket më e lehtë dhe më pak e ndërlikuar.

1. Dëgjoni mençurinë tuaj të brendshme

Të mësosh të dëgjosh veten, zërin tënd të lindur të mençurisë apo intuitës së brendshme, është një mjet shumë i vlefshëm dhe jetik. Murgu Björn e quan atë “inteligjenca e momentit”dhe e përshkruan atë si një busull të mprehtë dhe të qetë brenda jush. Zëra të tjerë mund tapengojnë mençurinë tuaj të brendshme, si për shembull kur kërkoni këshilla nga të tjerët. Edhe egoja juaj ka një zë. “Shpeshherë me kërkesat e saj të zhurmshme, ajo mbyt çdo gjë tjetër”– thotë Björn. Dhe këto zëra shtesë e ndërpresin qasjen tek inteligjenca tuaj.

Ç’duhet të bëni: Krijoni momente qetësie për ta lejuar mençurinë juaj të brendshme. Prandaj zgjidhni një dhomë të qetë dhe zgjidhni një moment kur nuk do të shpërqendroheni. Björn ju këshillon të ndiqni frymëmarrjen tuaj për të gjetur qetësinë. Ndiqni çdo frymëmarrje dhe çdo frymënxjerrje si dhe çdo pauzë midis tyre.

2. Praktikoni ndjeshmërinë

Ju mund të jeni të mërzitur nga sjellja e njerëzve të caktuar, apo të mendoni se si ata duhet apo nuk duhet të jenë. Por zhvillimi i ndjeshmërisë do t’ju japë mundësi të hiqni dorë nga mendimet e padobishme. Gjatë udhëtimit të tij si një murg, Björn jetoi pranë shumë njerëzvetë ndryshëm dhe të gjitha tipareve e tyre.

“Është njerëzore t’i cilësosh të bezdisshëm njerëzit e tjerë. Por kjo mund të jetë një harxhim i panevojshëm i burimeve tuaja”– thotë ai. Pranimi i të tjerëve, ashtu siç janë, e bën jetën më të lehtë dhe ju qetëson. E njëjta gjë ndodh kur ndiheni të pranuar nga të tjerët ashtu siç jeni. Pra ju ndiheni të mirëpritur, pa asnjë paragjykim, dhe jeni në gjendje të ecni përpara me të gjitha forcat dhe talentet tuaja.

Ç’duhet të bëni: Për të krijuar ndjeshmëri ndaj njerëzve të tjerë, Björn sugjeron ta shihni veten dhe të gjithë rreth jush si guralecët në plazh. “Kur arrijmë në plazh, jemi të gjithë guralecë të ashpër dhe të dhëmbëzuar. Pastaj valët e jetës na rrokullisin. Dhe nëse qëndrojmë atje dhe t’i lëmë të fërkohen me ne guralecët e tjerë në plazh, edhe skajet tona të mprehta do të zbuten dalëngadalë”.

3. Pranojeni se mund ta keni gabim

Nëse mbani shumë fort pas vetes mendimet, besimet ose opinionet e fiksuara, kjo mund t’iu shkaktojë shumë vuajtje. Madje ato mund t’ju pengojnë të ecni përpara kur të doni të bëni një ndryshim në jetën tuaj, apo mund të nënkuptojë se gjatë një debati nuk e dëgjoni realishtpersonin tjetër. Të jesh në gjendje të heqësh dorë nga një mendim apo ide, edhe nëse e besoni se ajo është e drejtë, mund të jetë çliruese.

Ç’duhet të bëni: Një murg i moshuar budist ndau me Björn një matra shumë të vlefshme 20 vjet më parë, e cila e ka ndihmuar shumë. Mantra është:”Mund ta kem gabim. Mund ta kem gabim. Mund ta kem gabim”. Ndaj herën tjetër që do të ndjeni se po fillon një konflikt, përsëriteni këtë mantra për të hequr dorë nga mendimet obsesive, dhe bëhuni më i hapur ndaj ideve të tjera.

4. Lini vend për mrekulli

Kur mendoni mbi të ardhmen, mendja juaj mund t’i kthehet modeleve të mendimit negativ etë padobishëm, sidomos nëse keni tendencë të imagjinoni skenarët më të këqij. Për shembull, nëse një investim shkon keq, mund të mendoni se nuk do ta merrnin kurrë veten nga ajo humbje.

Por vetëm sepse ndodh një gjë e padëshiruar, nuk do të thotë se do të pasojë diçka tjetër e ngjashme. “Heqja dorë nga kontrolli mbi këto lloj bindjesh, është një shenjë mençurie. Përpjekja për të drejtuar dhe parashikuar gjithçka e bën jetën më të vështirë”- thotë Björn.

Çfarë duhet të bëni: Lini vend që të ndodhin mrekulli, këshillon Björn. Mos e mbingarkoni ditarin tuaj, për t’u siguruar që të keni pak kohë dhe hapësirë çdo ditë. Një ide e vlefshme apo një mendim i mrekullueshëm, mund të vijë në një moment të tillë.

5. Hiqni dorë nga përdorimi i termit “duhet”

Me kalimin e kohës, ju zhvilloni ide se si duhet të jenë gjërat, si duhet të kryhen detyrat apo si duhet të silleni me njerëzit. Ky mentalitet e dobëson fleksibilitetin tuaj dhe e ngushton mundësinë që ju të mësoni diçka të re. Björn pa se mendimet e tij që fillonin me “duhet”, kur iu bashkua një manastiri të ri, ishin shumë ç’organizuese për të.

Çfarë duhet të bëni: Për të hequr dorë nga mendimet që nisin më frazën urdhëruese “duhet”,praktikoni lëvizjen e thjeshtë të dorës ashtu si Björn:”Shtypeni dorën me grushtin e mbledhur shumë fort dhe më pas lëreni të hapur. Ky ushtrim, është një ilustrim i mirë se si mund të heqim dorë nga gjërat pas të cilave kapemi shumë fort, si ndjenjat ose bindjet”.

6. Vendoni një balancë midis kontrollit dhe besimit

Shprehja “besojini Universit” bart urtësi. Ajo inkurajon jo vetëm të menduarit pozitiv, por gjithashtu ju ndihmon të hiqni dorë nga kontrolli. Ndërsa Björn thotë se ka vend për kontroll në rrethana të caktuara, si organizimi i pagesës së taksave tuaja apo zgjedhja e kujdesit për fëmijët, ka vlerë të mësoni që t’i besoni të tjerëve, sidomos nëse disa aspekte të jetës janë jashtë kontrollit tuaj. “Ylli im udhërrëfyes në udhëtimin tim ishte besimi”– thotë Björn, të cilit iu desh të ri–hynte në jetën “normale” dhe të gjente një punë pas 17 vjetësh si murg budist.

Çfarë duhet të bëni: “Përpjekja për të kontrolluar gjithçka, e bën jetën të vetmuar, të vështirë, të mbingarkuar dhe plot shqetësime. Ndaj besojini pak më shumë jetës!”– këshillonthotë Björn. Pyeteni veten nëse besimi apo kontrolli është më i miri për ju në një situatë të caktuar. Ndoshta kërkohet vendosja e një ekuilibri midis të dyjave. Ju mund të planifikoni tëpushoni, por mund t’ju duhet të besoni se ajo do t’ju pëlqejë.