Media ka publikuar momentet kur studenti tërhiqet nga dy truprojat, të cilët e mbajnë nga krahët dhe tentojnë ta nxjerrin jashtë.

Studenti i cili i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë është nxjerrë me forcë nga salla. Dosja.al ka publikuar momentet kur studenti tërhiqet nga dy truprojat, të cilët e mbajnë nga krahët dhe tentojnë ta nxjerrin jashtë. Vetë studenti dëgjohet teksa thotë: Hiqi durt, mos më prek me dur!

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Studenti, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u shpreh në mes të sallës se që të diplomohesh në Shqipëri duhet të kesh shumë para pasi këtu diplomohen vetëm të pasurit. Incidenti ndodhi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë ‘bluzat e bardha”, një nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!