Haradin Bala, Jonuz Musliu, Sabit Gashi, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hyseni janë larguar nga lista e të sanksionuarve nga Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja.

Bala, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vdekur më 31 janar të vitit 2018 dhe ka qenë i dënuar me 13 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Haradin Bala

Edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Jonuz Musliu, është larguar nga lista e lista e të sanksionuarve të SHBA-së.

Musliu ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018. Po ashtu nga lista e të sanksionuarave është larguar edhe i ndjeri Sait Rushiti, ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni.

Jonuz Musliu

Rushiti që ka vdekur në vitin 2010 ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Ndërkaq Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka sanksionuar ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.

Sipas Departamentit Amerikan, përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese, ata kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit.

Nga politika malazeze, SHBA-të kanë ndaluar të hyjë në shtetin amerikan, ish-presidentin Svetozar Maroviç e shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006.

Ndalime ka patur edhe në Maqedoninë e Veriut (MV), ku masa janë marrë ndaj ish-kryeministrit të vendit, Nikola Gruevski dhe ish-shefi i kundërzbulimit në MV, Sasho Mijalkov.