Fahri Xharra

O sa më dhëmbje e shkrova titullin e këtij shkrimi, por me të vërtetë jemi shtet ? kemi pavarësi të garantuar nga të mëdhenjt e botës? kemi akademi? kemi klasë politike? kemi …?
Kemi, çka s`kemi por vet nuk jemi ! Jemi hiça, kemi hiça dhe rrojmë për hiç.
E dini çka është hiçi ? – “Mungesa e plotë e vlerës, gjendja kur s’ka asnjë cilësi të mirë a vlerë; diçka që s’ka fare vlerë a ndonjë rëndësi. Njeri i hiçit njeri pa asnjë vlerë e pa ndonjë rëndësi. Është një hiç. “ E kuptuat ?
Pra, na jemi një hiç që sillet rreth hiçit me qëllime të hiçit .

Një shembull i lazdrimt të tepruar të një trashëgimtari ideor dhe mbrojtës i Radovan Karaxhqit dhe Sheshelit, publikisht në Graçanicë , më saktë në Kosovë e thotë : “Të verbuar nga shkëlqimi i armëve tona (serbe, pra, fxh ), ata nuk kuptuan se shqiptarët e islamizuar, të rehatuar në trojet serbe, janë turq më të tmerrshëm se turqit. Duke mos pasur në çka të mbështeten, ata nuk u zhvilluan lartësueshëm, por u zgjeruan rrafshueshëm, të bindur se zgjerimi i tillë, i bërë me bindjen se të kujt janë dhentë e tij është edhe bjeshka, u jep të drejtë që të përvetësojnë tokat tona. Harruan mendjelehtë se ky “ligj natyror” nuk zbatohet në shoqërinë e qytetëruar.”
E hiçat tonë heshtin , edhe kur G. Gj. thotë:”… Kështu një popull pakëz i njohur, pjesëtarët e të cilit kishin bisht maceje ose qeni, dhie ose kali, dhe s’e dallonin sheqerin prej borës, siç i përshkruanin dikur hulumtuesit dhe shkencëtarët gjermanë, mbasi u dëbuan turqit, “doli prej pyllit” dhe u paraqit në skenën politike botërore.” Po , po heshtin sepse jemi hiça.
G. Gj.: “Të bijtë e atyre shqiptarëve të vjetër, që s’kanë ardhur prej pyllit ballkanik, por prej parapyllit evropian, nuk janë të pajisur ndoshta me bisht shtaze, por me disa veçanti shtazarake…”
Sa rëndë, sa poshtërisht ofendon !
Ai shkon edhe më largë : ” Këta djegin e rrënojnë kisha e manastire, gropojnë zemra e u nxjerrin sy njerëzve të gjallë. Këta jo njerëz, kufomavjedhës, i prishin varret dhe vatrat tona, i asgjësojnë rrënjët tona me qëllim që të shuajnë dhe kujtesën tonë. Këtë strategji kombëtare raciste, shqiptarët, me pajtimin e mentorëve të tyre, pa kurrfarë pengesash po e realizojnë para syve të krejt botës.”
Pra ju hiçakademikët e Kosovës dhe Shqiperisë jeni  gjëkundi ? E shihni që jeni hiça dhe silleni rreth hiçit me qëllime të hiçit ? Ç`farë mjerimi në mënyrë shqiptare ?
Asgjë. S’ka hiç fare. S`është hiç fare kjo, ka edhe më keq! – Ç`po shikon andej? -Hiç! Ç’është ajo letër që shkruan?- më pyetën . Hiç, asgjë! Si hiç?  Nuk ia dhash ta sheh .
Ne shqiptarët që njëzet vjet e shkëmbejmë hiçin me pluhur !
– S’fitojmë asgjë- kuptoje o hiç !

P.S. më e vogla që mund ta bëjmë është t`ia ndalojmë hyrjen në Kosovë.


*( Viti 2008 Gojko Đogo nepoželjan u BiH https://forum.klix.ba/gojko-dogo-nepozeljan-u-bih-t54551.html   “Alma Efendić, portparolka Granične policije BiH, izjavila je, prenosi Politika, da je Đogu zabranjen ulazak na osnovu Zakona o boravku stranaca i azilu. Po tom zakonu, na teritoriju ove države ne mogu da uđu lica koja predstavljaju pretnju bezbednosti zemlje, njenom ustavnom poretku i javnom redu i miru. Naglasila je da nije ovlašćena da kaže na osnovu čije odluke je sprovedena ovakva mera. Ni intervencija najviših državnih organa RS nije pomogla Đogu da u Banskom Dvoru prisustvuje sednici Akademije nauka, čiji presednik Rajko Kuzmanović je istovremeno i predsednik ovog entiteta.”

*BeH i ndalo hyrjen Gojko Gjogo i padëshiruar në BeH, i ndalohet hyrja – Shenim i redaksisë nga gjuha boshnjake

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]