Mbretëresha Teutë, Shotë Galica, Nora e Kelmendit dhe Tringë Smajli janë vetëm disa prej grave shqiptare të cilat dikush ka zgjedhur ti sjellë në një formë interesante.

Me veshje kombëtare tradicionale, më shqiptare se kurrë, ato i ka sjellë në Instagram avdiuk_, një llogari e cila duket se ka ndërthurur bukur historinë shqipe dhe animacionin.

View image on Twitter

Talentet e reja dhe kreativiteti i tyre nuk ka të ndalur, dhe ky është një shembull i mirë se si idetë e reja gjithmonë mund të sjellin perspektivë të re edhe mbi figurat historike, shpesh të lëna në harresë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Teuta qe një personalitet i rëndësishëm i historisë Ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.

Nora e Kelmendit ishte një grua shqiptare e shekullit të 17-të që është shndërruar tashmë ne legjende  për bukurinë dhe trimërinë e saj. Ajo njihet edhe si “Helena e Shqipërisë”.

Tringë Smajl Martini Ivezaj, e njohur si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoj kundër Perandorisë Osmane në rajonin e Malësisë.

Shotë Galica ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse shqiptare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...