Emrat e Hënës së Plotë që përdorim sot pasqyrojnë ndryshimet e stinës dhe për këtë arsye shpesh lidhen ngushtë edhe me natyrën.Kryesisht emërtimet e Hënës së Plotë, kanë lindur shumë vite përpara nga fiset e vjetra amerikane, të cilët i kanë vendosur çdo muaji nga një emër Hënës së Plotë.

Ashtu siç shprehet edhe prestigjozja Lonely Planet, Hëna e Plotë e muajit mars konsiderohet si e fundit hënë e plotë e dimrit. Ajo quhet ndryshe “Hëna e Krimbit” sepse përkon me ardhjen e pranverës, e cila dëshmon largimin e dimrit dhe çeljen e gjithçkaje në jetë. Kjo fazë lidhet pikërisht me rishfaqjen dhe daljen e krimbave nga toka në këtë periudhë të vitit, me të cilët ushqehen shumë zogjë duke sjellë zinxhir rizgjimin e natyrës.

Mund të duket e çuditshme që një hënë të emërohet e tillë, por të gjithë e dimë që muaji mars është periudha kur rigjallërohet procesi vjetor, e ku çdo gjë fillon të marrë jetë. Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e superhënës së parë të këtij fillim viti, që do të ndodh në datën 9 mars rreth orës lokale 18.47.Pra le t’i japim mirëseardhjen pranverës, duke uruar që të kemi dhe një kohë të mirë për t’a soditur më shumë këtë Hënë të Plotë./Into Albania/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!