Një tren në stacionin qendror të qytetit Saint Austell në Britaninë e Madhe ka falenderuar në shumë gjuhë të botës, të gjithë mjekët që ndodhen në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.

Udhëtarëve u bëri përshtypje mbulimi i trenit me mesazhe falenderimi në gjuhë të huaj, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Siç shkruajnë mediat e huaja, falënderimet janë pjesë e një prej shumë fushatave të koalicionit të përbashkët UNISON, që përfshin Sistemin Kombëtar Shëndetësor (NHS) të Britanisë, komunitetet fetare, shoqatat e gazetarëve, futbollistëve dhe një sërë profesionesh të tjera.

Ju pëlqen!

Mes fjalëve në shumë gjuhë të botës, shihet edhe falenderimi në gjuhën shqipe: “Faleminderit”. /dp/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.