Infektuar: 1326
Shëruar: 921
Vdekur: 31

Haxhiu: Shumë pak do të zgjasë kjo qeveri ‘koti’

Haxhiu: Shumë pak do të zgjasë kjo qeveri ‘koti’

AKTUALEJune 12, 2020 – 16:54

I plotësuar: 18:21

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në tubimin e LVV-së në sheshin “Skënderbeu”, tha se LVV-ja është shpresë për qytetarët por siklet i madh për keqbërësit.

Ju pëlqen!

“15 vite dashuri për popullin dhe republikën, 15 vite kritikë por dhe alternativë, 15 vite kalitje dhe rritje këtë e dëshmon edhe tubimi i sotëm. Arritja deri këtu është rezultat i punës dhe vullnetit. Angazhimin tonë e jetësuam si mjet për të shënuar në realizimin e synimeve. E përball nesh patëm individë që morën vendime në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve. Betejat tona shpesh ishin të vështira, ne u kalitëm në përballje me të padrejtën e në përpjekje të sinqerta, e ngjallëm virtytin e kritikës, hymë në Kuvend për ta transformuar atë. Ne nuk u frikësuam as nuk mundën të na shantazhojnë, pas çdo përballje ne dolëm edhe më të fortë. Ne kërkuam llogari për vendimet e qeverive ndër vite. Kjo është shpresë për qytetarët por siklet i madh për keqberësit. Zgjedhjet e 2019 ishin fundi i PAN-hajnisë, ishin fillimi i një ndryshimi që nuk mund të ndalet. Shumë pak do të zgjat kjo qeveri ‘koti’”, tha Haxhiu.

Lexo po ashtu:  Osmani e bindur që do të tejkalohen dallimet LDK-VV për tarifën
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!