Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria shkeli mbi një punë të mirë që kishte nisur në fundin e shkurtit të vitit 2020, kur edhe u themelua grupi i ekspertëve për Vetingun në sistemin e drejtësisë, me qëllim të dizajnimit të skenarëve se si në Kosovë mund të bëhet Vetingu.

Sipas saj, kjo punë e mirë u rrënua qëllimshëm, pasi harrnimet aktuale janë dëshmi se kjo Qeveri nuk e do shtetin e së drejtës.

Postimi i plotë:

Ju pëlqen!

Sot zyrtarisht Qeveria shkeli mbi një punë të mirë që kishte nisur në fundin e shkurtit të vitit 2020, kur edhe u themelua grupi i ekspertëve për Vetingun në sistemin e drejtësisë me qëllim të dizajnimit të skenarëve se si në Kosovë mund të bëhet Vetingu. Ishim të përkushtuar për shtetin e së drejtës dhe qëllim kryesor kishim çkapjen e sistemit të drejtësisë, kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe arritjen e një sistemi të drejtësisë me prokurorë e gjyqtarë të ndershëm e me integritet moral e profesional të cilët do të vepronin vetëm në përputhje me kompetencat e tyre, pa u frikësuar dhe pa asnjë ndikim, nga askush! Këtë e duan edhe prokurorët e gjyqtarët e ndershëm brenda sistemit.

Sot, kjo punë e mirë u rrënua qëllimshëm. Harrnimet aktuale janë dëshmi se kjo Qeveri nuk e do shtetin e së drejtës.

Në fund fare unë falënderoj secilin anëtar të grupit të ekspertëve që pranuan me vullnetin më të madh dhe pa asnjë kompensim financiar të japin kontributin e tyre profesional në këtë proces. Kjo reformë ndonëse po shtyhet e pengohet qëllimshëm, nuk mund të ndalet.

Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.