Deputetja Albulena Haxhiu, pas takimit të kryesisë së LVV-së, nuk ka thënë nëse një koalicion mes dy partive do të ndodhë.

“Nuk mund të them me garancë se marrëveshja do të ndodhë. Do të bëjmë përpjekje maksimale. Ne jemi shumë të interesuar që ta bëjmë këtë por duhet të lëvizim dhe mos të kemi barrikadime”, ka thënë Haxhiu.

Duke përmendur takimin e djeshëm mes dy partive, Haxhiu thekson se është shpalosur gjithçka, dhe pret që në takimin e sotshëm të ketë reflektim mes dy palëve.

Ju pëlqen!

“Besojë se takimi i mbrëmshëm ka qenë pozitiv dhe domethënës sepse kemi hapur gjitha diskutimet. Po presim që sot të ketë reflektim dhe të bëhet koalicioni. Dje janë shpalosur gjitha çështjet. Ka qenë një debat i sinqertë për shumë gjëra që s’janë thënë më përpara”, ka theksuar ajo.

Haxhiu ka thënë se kërkesa e LDK-së për të pasur kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin, për Vetëvendosjen është e padrejtë, meqë presidenti i ri nuk pritet të zgjidhet deri në vitin 2021, andaj siç tha ajo, është herët të flitet për emrin e tij që do të mbajë postin e presidentit.

“Sot kemi takimin në orën 16:00 me përfaqësuesit e LDK-së, do të bëjmë përpjekje për të arritur koalicionin në mes të VV LDK, por  padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodh, për fakti që ka në anën tjetër barrikadime, dhe për sa kohë kemi barrikadime të tilla nga qëndrimet nuk mund të kemi një koalicion qeverisës”, tha Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë së Vetëvendosjes.

Takimi mes Kurtit dhe Mustafës do të mbahet pas mbledhjes së kryesive të të dy partive të paralajmëruara për sot.

Ndërkohë, sot gjatë ditës, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka thënë se është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!