Pas lajmit se sot deri në ora 17:00, 6 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, ishministrja e Drejtësisë, Albelena Haxhiu, ka reguar përmes llogarisë në Facebook, duke shkruar se situata çdo ditë e më shumë po rëndohet.

Ajo deklaron se Qeveria as më të voglin angazhim nuk po e bënë.

“Përveç punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve, fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale. Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë ndërsa sot kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve dhe Kosova renditet ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të infektuar”, ka shkruar ajo, përcjell Zëri.

Ju pëlqen!

Tutje Haxhiu ju bërë thirrje qytetarëve që për hirë të atyre që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetët e njerëzve pra stafit mjekësor, le të kenë kujdesin maksimal.

“Le të mbajmë maska dhe kudo ku jemi le të respektojmë distancën. Kjo është një gjë e vogël që mund ta bëjmë por për stafin mjekësor është gjithçka!”, përfudon ajo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!